E tallën se i ngecën fjalët nga frymëmarrja e rënduar, Rama reagon sërish
- TheAlbanian Times
- Apr 1, 2018
- 1 min read
Opozita me në krye Lulzim Bashën dhe kryetaren e LSI Monika Kryemadhi, dolën në një deklaratë për mediat menjëherë pas kryeministrit Rama.
Basha i bëri thirrje Forcave Speciale të largoheshin nga Kukësi dhe paralajmëroi çdo polic të refuzojë urdhrat ndaj banorëve të Kukësit pasi ndryshe do të viheshin para përgjegjësisë ligjore.
Kryetari i PD i bëri thirrje Ramës të pezullonte tarifën në Rrugën e Kombit dhe të jepte llogari para taksapaguesve shqiptarë se ku shkojnë 200 milionë euro taksa për mirëmbajtjen e rrugëve.
Ai përmendi edhe gjendjen e tensionuar në të cilën u shfaq Kryeministri para mediave, me frymëmarrje të rënduar e gjendje të tensionuar që i kuptohej në zë.
Në lidhje me këtë të fundit, Rama ka pasuar një tjetër reagim të menjëhershëm, në faqen e tij zyrtare në Facebook.
Postimi i Ramës në Facebook:
Kam nje lajm për ata që merren me frymëmarrjen time në komunikimin e sotëm: Kam gjak shqiptari jo llum kazani në vena. Zemrën e kam në vend jo në zorrë. Mish e shpirt i kam në dispozicion të detyrës dhe të atyre që e duan këtë vend megjithë mend e këtë popull megjithë zemër!








留言