Berisha paralajmërim Ramës e Xhafës: Mos guxoni të vazhdoni terrorin ndaj kuksianëve se...
- TheAlbanian Times
- Apr 1, 2018
- 1 min read
Protesta e ditës së sotme në lidhje me tarifën e Rrugës së Kombit ka vënë në lëvizje të gjithë politikën shqiptare, pasi u shoqërua me përplasje nga ana e policisë dhe protestuesve.
12 efektivë mbetën të plagosur dhe në lidhje me këtë në një deklaratë për mediat, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa u shpreh se midis protestuesve ishin edhe persona me precedentë kriminalë.
Më herët kryeministri Rama u shpreh se këto akte nuk do të mbeteshin të pandëshkuara.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me deklaratën e Xhafës dhe ka quajtur atë dhe Ramën barbarët e vetëm shqiptarë.
POSTIMI I TIJ NË FACEBOOK:
Pergjigje barbareve!
Shqiptaret e vetem barbare jane: Noriega dhe Fatziu i tij!
Miq, sot Edvin Kristaq Rama dhe Fatzi Droga, njeri pas tjetrit fytyre nxire, shpallen ‘barabare’ protestuesi lumjane qe po mbronin sot interesin kombetar ndaj plaçkes Rama ne Rrugen e Kombit, duke treguar keshtu urrejtjen e tyre primitive ndaj qytetareve te thjeshte qe me guxim mbrojne interesin kombetar.
Me kete rast, ne emer tuaj miq, le t’u bejme thirrje mbare qytetareve shqiptare te ngrihen fuqishem ne solidaritet mbare kombetar ndaj takasve te klikes ne pushtet dhe le ti themi Rames dhe Fatzi Droges se barbaret e vetem ne Shqiperi jeni ju dhe se mos guxoni te vazhdoni terrorin ndaj qytetareve te Kukesit, se fati i eterve tuaj mizor se shpejti ju pret!! sb





















Commentaires