600 kg kanabis nga Orikumi për transportim, arrestohen vlonjatët trafikantë dhe banda e të rinjve
- TheAlbanian Times
- Apr 1, 2018
- 2 min read
Gjatë natës është sekuestruar një sasi e konsiderueshme lënde narkotike kanabis sativa në Orikum, Vlorë.
6 persona kanë rënë në pranga për transportimin e sasisë së lëndës narkotike me qëllim trafikimin e saj në vendin e quajtur Pasha Liman.
Lënda narkotike Cannabis Sativa vinte në 629.5 kg në formë pluhuri, 6.9 kg në formë çokollate dhe 900 gr vaj hashashi.
Policia ka bërë të munduar arrestimin në flagrancë të tre të rinjve që do transportonin drogën, Mario Brahimi, 24 vjeç, Berdo Rruçaj, 34 vjeç dhe Halil Kushta, 24 vjeç të tre me banim në Orikum.
Petraq Selamaj, 40 vjeç, Aleks Duraj, 35 vjeç dhe Erjon Belaj, 28 vjeç të tre me banim në Vlorë u arrestuan në ishullin e Sazanit pasi do të kryenin trafikimin e drogës në vendet fqinje me gomone.
Njoftimi i policisë
Operacion antidrogë, sekuestrohet lëndë narkotike Cannabis Sativa në formë pluhuri, çokollate dhe vaj hashashi.
Sekuestrohet 1 gomone, 5 automjete si dhe arrestohen 6 shtetas.
Operacioni nga DVP.Vlorë, Policia Kufitare dhe Delta Forcë.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Vlorë, Delta Forcë dhe Roja Bregdetare, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë zhvilluar një operacion antidrogë, të koduar ”SEA”, në të cilën morën pjesë 40 forca policie dhe u finalizua me sukses duke sekuestruar :
629.5 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa në formë pluhuri,
6.9 kg lëndë narkotike, kanabis në formë çokollate,
900 gramë vaj hashashi,
5 automjete,
1 mjet lundrues tip gomone
Si dhe janë arrestuar në flagrancë shtetasit :
Mario Brahimi, 24 vjeç, banues në Orikum,
Berdo Rruçaj, 34 vjeç, banues në Orikum,
Halil Kushta, 24 vjeç, banues në Orikum.
Këta shtetas u kapën në flagrancë në vendin e quajtur Pasha Liman, Orikum duke transportuar me automjet lëndën narkotike, me qëllim trafikimin e saj.
Petraq Selamaj, 40 vjeç, banues në Vlorë,
Aleks Duraj, 35 vjeç, banues në Llakatund, Vlorë,
Erjon Belaj, 28 vjeç, banues në Vlorë.
Ndërsa shtetasit e mësipërm u kapën në Sazan me mjetin lundrues tip gomone, me të cilin do të kryenin trafikimin e lëndës narkotike.
Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ”Trafikimi i narkotikëve”, të parashikuar nga neni 283/a/2 e 22 të Kodit Penal.

Comments