top of page

“Më arrestuan vëllanë në 3 të mëngjesit edhe pse nuk ishte në protestë!”

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 1, 2018
  • 1 min read

Më shumë se 12 furgona policie kanë blinduar Kukësin ditën e sotme, duke arrestuar në orët e para të mëngjesit dhjetëra protestues dhe jo vetëm.

I bujshëm ka qenë rasti i një qytetari nga Kukësi, i cili ka denoncuar arrestimin e vëllait të tij edhe pse nuk ka qenë i pranishëm në protestë.

Forcat Speciale kanë arrestuar Shpëtim Todën, i cili edhe pse nuk ka marrë pjesë në protestë është vënë në pranga.

Vëllai i tij ka treguar se kanë qenë forca të shumta policia, të cilat janë paraqitur në banesë dhe e kanë arrestuar rreth orëve të para të mëngjesit.

I pyetur nga "FaxNews" ai shprehet se:

Jam këtu për arrestimin e vëllait tim, Shpëtim Todën. Nuk ka qenë fare në protest dhe e kanë marrë."


 
 
 

Comments


bottom of page