Çfarë ndodhi mbrëmë në qiellin e Tiranës?
- TheAlbanian Times
- Mar 31, 2018
- 1 min read
Sikurse ishte lajmëruar, natën e djeshme hëna dha një spektakël të plotë në qiellin e Tiranës dhe jo vetëm.
Të gjithë ata që kanë kthyer sytë nga qielli mund të kenë pasur një mbrëmjen të veçantë, pasi hëna është shfaqur e plotë.
Fotot e shkrepura në Tiranë shfaqin imazhe mahnitëse të hënës së plotë.
Kjo është hëna e dytë e plotë gjatë vitit 2018. Kjo ngjarje nuk ka ndodhur që nga viti 1999 dhe edhe nëse nuk do të jetë aq spektakolare sa Blood Moon (Hëna e Gjakut) e janarit, ajo do të jetë ende sugjestive dhe do të përsëritet vetëm në vitin 2020.
Nëse në harkun e dy muajve ndodhin dy hëna të plota brenda një muaji kalendarik, ngjarja e dytë quhet Blue Moon (Hëna Blu). Emri, në fakt, është çorientues sepse nuk ka të bëjë fare me ngjyrën e hënës.
Përkufizimi është dhënë gabimisht nga astronomi James Hugh Pruett në një artikull të botuar në vitin 1946 në revistën “Sky & Telescope”.
Fiset e amerikanëve vendas, megjithatë, e quanin “Warm Moon”(Hëna e ngrohtë), sepse me ardhjen e pranverës, toka bëhej më e butë.












Kommentare