top of page

Tahiri i dhuroi motorin më pas i kërkuan 1 milionë lekë ta kthente, flet i prekur ish-polici

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 31, 2018
  • 2 min read

Xhemil Haluli u përcoll si hero i Policisë Rrugore të Tiranës pasi i kishte shërbyer ligjit për plot 43 vite.

Historia e tij e largimit bëri bujë në media menjëherë pasi Ministri i Brendshëm në atë kohë Saimir Tahiri dhe ish-drejtori i Policisë Haki Çako i dhuruan mjetin me të cilin ai kishte udhëtuar çdo ditë për të vënë rregull në rrugët e Tiranës.

Dy javë më parë, ish-polici u njoh me një shkresë të Policisë Rrugore të Tiranës, ku me një tekst kërcënues i kërkohej të paraqitej brenda 5 ditësh në komisariat për të dorëzuar motorin, në të kundërt i thuhej se do të ishte ai që do të paguante motorin në vlerën e 1.7 milionë Lekëve.

Dhurata që kishte marrë, iu kërkua mbrapsht me urgjencë të komisariatit të Policisë Rrugore të Tiranës.

SHKRESA:

Të merren masa të menjëhershme për të marrë në hyrje motomjetin tip Guz 750 me targa policia 675 me vlerë 1 milionë e 739 mijë lekë nga ish-punonjësi i policisë Xhamal Haluli, i cili është dhënë në kundërshtim me ligjin. Në zbatim të rekomandimeve të mësipërme duhet të paraqiteni pranë komisariatit rajonal të policisë rrugore brenda 5 ditëve për dorëzimin e motomjetit të mësipërm, në të kundërt do të ndiqen të gjitha procedurat ligjore për arkëtimin e vlerës së mësipërme”.

Xhemali e kishte pjesë të pandarë të punës së tij motoçikletën tip Guzz 750 dhe mënyra se si ishte trajtuar nga kolegët e kishte prekur.

Për më tepër, që kjo sjellje u tregua karshi një njeriu që u përcoll me nderime dhe me kamera pas daljes në pension.

Qëndron pa targa në oborrin e shtëpisë së vajzës së tij në Laprakë dhe për të ky mjet ka një tjetër vlerë nga ajo që Policia Rrugore i kujton në shkresën me nota kërcënuese.

Vetëm pasi shkresa u bë publike në media, Policia Rrugore u zmbraps duke nisur procedurat për rikthimin e motoçikletës.


 
 
 

Comments


bottom of page