top of page

Si të shpëtoni nga magjia e zezë

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 31, 2018
  • 2 min read

Kur dikujt i është bërë magji e zezë, ai person nuk e pranon këtë dhe shpesh refuzon ndihmën e të tjerëve.

Shumë njerëz refuzojnë që të besojnë në magjinë e zezë, duke kërkuar ndihmë vetëm pasi të bëhet tepër vonë.

Por sa vështirë është zbulimi i magjisë së zezë në fillimin e saj.

Kripa

Kripa është mineral i tokës, i cili prej kohësh njihet për vetitë e tij pastruese. Mirëpo, ashtu sikur që parandalon zhvillimin e baktereve dhe ruan perimet të mos prishen, kripa mund t’ju mbrojë edhe nga magjitë e zeza. Me shumë gjasë keni parë në filmat fantazi se si njerëzit krijojnë një rreth me kripë për t’u mbrojtur nga dukuritë e këqija dhe ashtu mund të veprohet edhe në jetën e përditshme. Për të qenë më praktik, hidhni kripë përreth shtëpisë dhe sa herë që do të jeni në shtëpi do të ndiheni të mbrojtur nga magjitë e zeza.

Hajmalitë

Hajmalitë janë objekte mbrojtëse, të cilat mund t’i bartni me vete. Nëse mbani ndonjë të tillë me vete, atëherë ju do të ndiheni më të sigurt dhe më të mbrojtur nga magjia e zezë. Disa nga llojet e hajmalive janë medaljet fetare, simbolet fetare apo kristalet e ndryshme. Ka shumë lloje të hajmalive, mirëpo më e rëndësishmja është të besohet në fuqinë e tyre.

Qeshja

Magjia e zezë nuk është shaka, mirëpo nganjëherë duhet të trajtohet si e tillë. Magjia është energji, sikurse qeshja dhe gëzimi. Ato janë energji të kundërta dhe kur ndeshen njëra mund ta asgjësojë tjetrën. Qeshja mund të mos funksionojë me të gjitha magjitë e zeza, mirëpo ia vlen ta provoni. Bëni aktivitete të ndryshme, të cilat ju bëjnë të qeshni dhe shikoni nëse situata juaj e brendshme do të ndryshojë për të mirë.

Pasqyra

Nëse të gjitha metodat, të cilat i përmendem më lart dështojnë, atëherë duhet të provoni metodën e pasqyrës. Ndizni një qiri dhe lereni pranë pasqyrës përgjatë gjithë natës. Por sigurohuni që ju apo ndonjëri prej anëtarëve të tjerë të familjes të mos shikohet në pasqyrë, pasi gjatë këtij procesi magjia i kthehet personit apo burimit nga ka ardhur. Pra, të këqijat që janë dedikuar për ju, prekin atë që ka iniciuar një gjë të tillë. Të nesërmen, pasi ta keni fikur qiriun, groposni mbetjet dhe fshihni pasqyrën deri në momentin kur të gjeni mundësinë për ta pastruar me ujë me kripë.


 
 
 

Comentarios


bottom of page