"Shpërthen" Florian Binaj: Kur popullit nuk i dëgjon hallet, do i durosh forcën!
- TheAlbanian Times
- Mar 31, 2018
- 1 min read
Kryengritja e Veriut të Shqipërisë kundër tarifës së Rrugës së Kombit është kthyer në kryefjalën e rrjeteve sociale ditën e sotme, duke marrë mbështetje të gjerë nga qytetarët.
Edhe pse qeveria ka premtuar arrestimin e protestuesve që ushtruan dhunë kanë qenë të paktë figurat publike që i kanë dalë në krah kuksianëve.
Sipas tyre protesta në Rrugën e Kombit duket se hapi një fazë të re të rezistencës popullore, kundër goditjeve politike.
I fundit që ka reaguar mbi këtë ngjarje ka qenë aktori i Portokallisë, Florian Binaj i cili shprehet se kur popullit nuk i dëgjohen hallet, do i durosh forcën.
Në një postim në Facebook, aktori shprehet se sot populli dallonte vetëm nga uniformat, pasi hallet janë të njëjta.
Floriani shkruan se:
Nuk jam pro dhunës por kur popullit nuk i dëgjohen hallet, do i durosh forcën...Dhe vendimet e gabuara ose të pamenduara të qeveritarëve dhe qeverive, i vuajnë mbi supe ata që i sollën nē pushtet...populli i shkretë që sot ndryshonte vetëm nga uniforma por jo nga halli...Nuk duhet të rrahim njëri tjetrin për gabimet e pushtetit!Respekt për ata që u çuan të protestonin paqësisht dhe për policët që u përpoqën ta mbanin paqsore!




















Comments