Shpërndante kokainë në ofiçinën e tij, kush është lezhiani i arrestuar?
- TheAlbanian Times
- Mar 31, 2018
- 1 min read
Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lezhës pasi iu gjet një sasi prej 31.36 gr lëndë narkotike e tipit kokainë.
Personi që është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga efektivët është Izmir Gurluge me banim në Lezhë.
Gjatë kontrollit në ofiçinën e tij u gjet sasia e lëndës narkotike dhe u sekuestrua një peshore elektronike dhe një telefon celular.
Gurluge akuzohet për veprën penale “ Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.
NJOFTIMI I POLICISË:
Lezhë
Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike të forta .
Sekuestrohet një sasi lënde narkotike e dyshuar “Kokainë” .
Arrestohet në flagrancë poseduesi i saj.
Në vijim të punës për kontrollin e territorit, parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Specialistët për Hetimin e Narkotikeve dhe Trafiqeve në D.V.P. Lezhë kanë goditur një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta.
Bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorine Vendore të Policisë Lezhë, kanë organizuar punën ku bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit :
Izmir Gurluge, 36 vjeç, banues në Lezhë.
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një ambjent ofiçinë, pranë baneses tij është kapur me një sasi prej 31.13 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Kokainë” .
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, një peshore elektronike dhe një telefon celular.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “ Prodhim dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/1 të Kodit Penal.

Comentários