Serbët: S'e pranojmë pavarësinë e Kosovës edhe sikur të mos futemi në BE
- TheAlbanian Times
- Mar 31, 2018
- 1 min read
Serbët janë të vendosur të mos pranojnë me çdo kusht pavarësinë e Kosovës, edhe sikur kjo t'u rrezikojë aderimin në Bashkimin Europian.
80% e serbëve kanë pranuar çdo lloj rreziku, bazuar në një sondazh të realizuar nga Instituti për Çështje Evropiane dhe agjencia Ninamedia në Beograd.
Sondazhi, i realizuar nga data 16 deri më 20 mars, me 1,203 të anketuar, nxjerr në pah se një e treta e tyre do të mbështesnin ndarjen e Kosovës, ndërsa 56 përqind jo.
Vetëm 11 përqind e të anketuarve do ta mbështesnin pavarësinë e Kosovës si kusht për anëtarësim në BE, ndërsa 81 përqind jo.
Të pyetur se a do të mbështesnin pavarësinë e Kosovës si kusht për të hyrë në BE, serbët thonë ‘jo’.
Disa nga përgjigjet e tyre për REL:
Kurrë. Serbia pa Kosovën nuk është askush dhe asgjë
Jo, Kosova ka qenë gjithmonë hapësirë e jona".

Comentários