top of page

Rusia teston armën e frikshme nukleare, Satan 2

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 31, 2018
  • 1 min read

Një raketë e re balistike interkontinentale është testuar nga Rusia ditën e premte, ndërsa vijon të rrite tensioni mes Rusisë dhe vendeve të Perëndimit.

Ministria ruse e Mbrojtjes publikoi një video ku dukej raketa duke u lëshuar në shpërthim nga kozmodromi Plesetsk, në veri të provincës Arkhangelsk.

Kjo lëvizje e Rusisë vjen disa orë pasi Kremlini lajmëroi se do të përjashtonte 60 diplomatë amerikanë dhe do të mbyllte konsullatën e SHBA-ve në St. Petersburg, si pasojë e përgjigjes ndaj qëndrimit që mbajti Amerika kundrejt helmimit të spiunit rus dhe të bijës.

Gjithashtu në video shikohet raketa "Satan 2", e cila ngrihet nga toka dhe lundron në ajër për një moment të shkurtër, përpara se të shpërthejë në flakë, duke lënë pas një re masive tymi.

Autoritetet ruse thanë se këtë herë u përdor teknika që njihet si lëshim i ftohtë, gaz i ngjeshur për të shtyrë raketën lart para se motorët e saj të hyjnë në aksion.

“Satan 2” mund të mbajë disa testata bërthamore që mund të godasin objektiva të ndryshëm dhe pretendohet se ka fuqi shpërthyese aq të madhe sa mund të shkatërrojë një sipërfaqe me përmasat e Teksasit.


 
 
 

Comments


bottom of page