Më keq se Rama/ Kush ishte Perandori shqiptar që vendosi taksë për ajrin?
- TheAlbanian Times
- Mar 31, 2018
- 2 min read
Tarifa në Rrugën e Kombit ka ngritur në protestë të gjithë Veriun ditën e sotme, kryengritje të cilës i janë bashkuar shumë qytetarë nga Kosova.
Edhe pse qeveria Rama ka rritur një sërë taksash kohët e fundit, kuksianët u bënë të parët që vendosën të ngriheshin kundrejt këtij vendimi, duke marrë kështu edhe një mbështetje të gjerë popullore.
Por taksa në Rrugën e Kombit nuk është e vetmja, pasi qeveria ka rritur edhe taksat për televizionit, bizneset e vogla, banesat, e deri tek taksat për ujin dhe dritat.
Megjithatë, Rama nuk është i vetmi, pasi nëse vazhdon me këtë ritëm, me do arrijë të vendosë edhe taksë për ajrin, ashtu sic ka bërë një perandor i shquar shqiptar.
Po flasim për Anastasi I, një perandor me origjinë ilire në Bizant.
Sipas studiuesit Aurel Plasari, janë zbuluar të dhëna interesante në lidhje me perandorin me origjinë durrsake.
Plasari shkruan në Facebook se Anastasi i I, apo Anastas Durrsaku është perandori që vendosi taksë për ajrin.
Në një postim në Facebook, Plasari shkruan se:
JA EDHE TAKSA PËR AJRIN: PRO HAUSTU AERIS
Meqë nuk e besonit dhe ju dukej fantazi, ju ku e keni realitet historik: fakti i ekzistimit të një takse për ajrin gjendet, për shembull, në komentarët e të shumënjohurit traktat “Fryma e ligjeve” të Montesquieu-së.
Taksën për ajrin e paska pas shpikur njëri nga perandorët e Bizantit, Anastasi I, që sundoi nga 491 më 518, dhe ajo quhej pikërisht “pro haustu aeris”, d.m.th. “për ajrin që thith”.
Dyshoja edhe vetë, prandaj hapa tekstet për perandorin në fjalë dhe rezulton e saktë: taksa në greqishten bizantine qenkësh quajtur “ἀερκών ζημιών”.
Edhe më tërheqëse bëhet çështja ngaqë është fjala për një “perandor shqiptar”, sikurse i quajmë rëndom për mburrje perandorët ilirë.
Perandori Anastas I (rr. 431-518) ishte vërtet ilir, madje i lindur në Durrës, thënë ndryshe durrsak.
Nëse ndodheni përkundrejt Torrës së Durrësit, rruga e madhe që hapet në të majtë të saj – d.m.th. në të djathtë të ish-hotel “Vollgës” ose mbrapa monumentit të Mujo Ulqinakut – emërtohet pikërisht “Rruga Anastas Durrsaku”. Një nga rastet e shumta kur bota nuk na i dinë meritat.

Comentários