Kush është truproja i Berishës që mori pjesë në protestën e Rrugës së Kombit?
- TheAlbanian Times
- Mar 31, 2018
- 1 min read
TeK Protesta kundër tarifës së Rrugës së Kombit ka mbledhur qindra qytetarë mëngjesin e sotëm, një pjesë e mirë e të cilëve ishin nga Kosova.
Kryengritja e Veriut të Shqipërisë u shoqërua me trazira pasi protestuesit u përleshën me policinë, e cila u përgjigj me shkopinj gome
Sipas raporteve nga Kukësi, 12 efektivë policie dhe 5 protestues janë dëmtuar dhe njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.
Nga ana tjetër, disa protestues i kanë vënë zjarrin sporteleve që janë vendosur për pagesat e kalimit.
Por ajo që ra në sy është fakti se në protestën e organizuar në Kalimash ka marrë pjesë edhe ish-bodigardi i ish kryeministrit Sali Berisha, Sali Lushaj.
Ky i fundit është mjaft aktiv në protestat që organizon PD, ndërsa djali i tij këngëtari Arkimed Lushaj i njohur me emrin Stresi e ka pranuar publikisht se është një mbështet i zjarrtë i PD dhe ish kryeministri Sali Berisha.
Madje reperi shprehet se është i gatshëm të japë edhe jetën për kreun historik të PD-së.




















Comments