top of page

Cili është shteti ballkanik që bleu 12 avionë të fuqishëm luftarakë?

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 30, 2018
  • 1 min read

Pas Serbisë, një tjetër shtet ballkanik duket se ka vendosur të armatoset, duke i shtuar arsenalit ushtarak disa avionë të fuqishëm amerikanë.

Ditën e sotme, Kroacia ka miratuar blerjen e 12 avionëve luftarakë "F-16" nga qeveria e Izraelit.

Ministri kroat i Mbrojtjes theksoi se pranonte ofertën për të blerë nga Izraeli 12 avionë luftarakë F-16, të cilat do t'i shërbejnë ushtrisë kroate deri në vitin 2050.

Ky është projekti më i madh dhe më i shtrenjtë, të cilin Kroacia duket se e ka ngritur me qëllimin e fuqizimit ushtarak.

Duke komentuar blerjen e 12 skuadronëve luftarakë të ofruar nga Izraeli, Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç njoftoi se kostoja do të shkonte në 386 milionë euro.

Më tej u shtua se avionët luftarakë F-16, të cilat janë prodhim të Locheed Martin nga SHBA, të cilët do të vijnë në Kroaci plotësisht të modernizuar dhe përshtatur me standardet e NATO-s, ashtu që në koston e çmimeve në tërësi çdo gjë do të përfshihet, kështu që këto avionë duhet të jenë në dispozicion të aviacionit kroat për të paktën 25 vite.


 
 
 

コメント


bottom of page