Bllokohet dogana e Morinës, qytetari: Policia e Ramës kërcënon se do na arrestojë
- TheAlbanian Times
- Mar 31, 2018
- 1 min read
Është bllokuar qarkullimi në Rrugën e Kombit gjatë orës së fundit, për shkak të protestës së zhvilluar në afërsi të tunelit të Kalimashit, ku banorë të Kukësit dhe jo vetëm, janë ngritur kundër taksës së vendosur nga qeveria Rama për kalimin në këtë rrugë.
Si pasojë, edhe dogana e Morinës ka ndërprerë punën, duke lënë kështu një numër të madh automjetesh dhe qytetarësh të presin për të kaluar në kufirin shqiptar.
Një nga qytetarët bën me dije se policët po i kërcënojnë se do t'i arrestojnë nëse bëjnë rezistencë dhe nëse tentojnë të kalojnë me forcë për në kufirin shqiptar.
Ai shprehet:
JOQ jemi në doganën e Morinës. Nuk na lejon policia e Edi Ramës të hyjmë në Shqipëri. Policia kërcënon se do arrestohet kushdo që ngre zërin këtu në doganë për shkak të protestës. Këtu ndodhen njerëz me fëmijë dhe njerëz me probleme shëndetësore. Shumë njerëzve iu janë marrë telefonat nga policia duke i kërcënuar dhe arrestuar".
Pak më parë protestuesit i vunë flakën kabinës ku bëhet pagesa e taksës së Rrugës së Kombit. Protestuesit dëmtuan edhe automjetin e zjarrfikëses, duke bërë që zjarri të mos shuhej dot. Deri më tani tre persona janë lënduar.


Comments