Arta Marku nis hetimin ndaj protestuesve në Rrugën e Kombit
- TheAlbanian Times
- Mar 31, 2018
- 1 min read
Pas ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafa, për protestën sotme në Rrugën e Kombit ka reaguar edhe Prokuroria e Përgjithshme.
Në një njoftim zyrtar, Arta Marku njoftoi se do të vërë përpara përgjegjësisë të gjithë autorët që çuan në shpërthimin e dhunës në protestën e sotme.
Mësohet gjithashtu se prokurorja e Kukësit ka nisur hetimet dhe se ka mbështetjen maksimale të zonjës Marku.
Kryeprokurorja deklaron se mbështet hetimin e plotë dhe u uron shërim sa më të shpejtë të lënduarve.
Në njoftimin zyrtar thuhet se:
Prokuroria e Përgjithshme po ndjek me vëmendje ngjarjet e zhvilluara në protestën e paradites së 31 marsit në segmentin rrugor pranë Tunelit të Kalimashit në Rrugën e Kombit.
Prokuroria e Përgjithshme, Kryeprokurorja znj.Arta Marku, uron shërimin e shpejtë të të lënduarve në protestë.
Ndërkohë, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kukës, Drejtuesja e saj Alketa Nushi me një grup prokurorësh të kësaj prokurorie, shkuan në vendgjarje dhe po punojnë për të gjetur autorët dhe shkaktarët e dhunës.
Kryeprokurorja znj.Arta Marku kërkon, mbështet dhe vë në dispozicion të Prokurorisë së Kukësit të gjitha burimet logjistike dhe njerëzore për zhvillimin me intensitet dhe rezultativ të hetimeve dhe vendosjen përpara përgjegjësisë penale të cilitdo që ka shkelur ligjin.
Prokuroria është në komunikim të vazhdueshëm dhe në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, po kryen hetime për zbardhjen e ngjarjes."




















Comments