Çfarë do të ndodhte nëse do të hidhej bomba bërthamore në Tiranë?
- TheAlbanian Times
- Mar 30, 2018
- 1 min read
Paralajmërimi për një Luftë të Tretë Botërore ka kohë që kërcënon njerëzimin, ndërsa shkatërrimi nga ajo mendohet të jetë katastrofik.
Zhvillimet e fundit mes Rusisë dhe Perëndimit nxit edhe më tej dëshirën për të ditur se ç'do të ndodhte nëse një bombë bërthamore hidhej në një qytet si Tirana.
Në internet Outrider Foundation tregon përmes një aplikacioni hartën se sa do të ishte efekti i vërtetë nëse do të lëshohej një bombë bërthamore.
Harta ndërvepruese tregon objektivin për çdo zonë, duke treguar saktësisht përhapjen e rrezes, rrezatimin, tronditjen dhe nxehtësinë nisur nga ajo e hedhur në Hiroshima, 15 KT “Little Boy”.
Në hartë mund të vendosësh vendndodhjen tënde për të stimuluar një shpërthim bërthamor, duke zgjedhur mes katër llojeve të ndryshme të bombave.
Bomba më e madhe është ajo e Bashkimit Sovjetik, 50 000 KT Tsar Bomba.
Ndërsa nëse do të hidhej një armë bërthamore amerikane si Q-87 në Tiranë, efektet do të ishin katastrofike. Sipas aplikacionit zjarri do të ishte rreth 200 m2 dhe do të kishte një valë prej 30 km2, ndërsa rrezatimi do të përhapej 15 km2.
Për pasojë do të vdisnin afërsisht 263 mijë persona e do të plagoseshin afërsisht 82 mijë.
Nga ana tjetër nëse do të hidhej bomba e BS, Tsar Bomb, e cila është më e madhe, efektet do të ishin edhe më katastrofike.
Aplikacioni i quajtur NukeMap, është bërë mjaft popullor vitet e fundit dhe ka shërbyer për të treguar gjithë skenarët e katastrofave të ndryshme që kërcënojnë njerëzimin.






Comments