Vjen hakmarrja/ Putin përjashton diplomatët shqiptarë
- TheAlbanian Times
- Mar 30, 2018
- 1 min read
Në përgjgije të qeverisë shqiptare, Rusia ka përjashtuar ditën e sotme dy diplomatë të vendit tonë në Moskë.
Vendimi iu komunikua ambasadorit shqiptar në Moskë.
Lajmi erdhi pasi Ministria e Jashtme ruse thirri ambasadorët e vendeve të huaja që kanë dëbuar diplomatë rusë, përfshrë këtu edhe vendin tonë.
Kremlini u ka dorëzuar atyre nota proteste dhe i ka informuar mbi kundërpërgjigjen e Rusisë.
Ministria e Jashtme e Rusisë tha se ka njoftuar ambasadorët e vendeve që urdhëruan dëbimin e diplomatëve rusë se një numër i barabartë diplomatësh të tyre janë shpallur persona non grata.
Mediat e huaja shkruajnë se numri i diplomatëve të përjashtuar nga Rusia arrin ën 150, 60 prej të cilëve janë amerikanë.
Mësohet se 23 vende u njoftuara sot nga Rusia për dëbimet mes tyre edhe Shqipëria.

Comments