Vajza e shqiptarit vrasës: Babai më vrau burrin ndërsa nëna po zvarritej të ikte
- TheAlbanian Times
- Mar 30, 2018
- 2 min read
Një 53-vjeçar shqiptar i cili vrau në mënyrë makabre gruan e tij dhe bashkëshortin e vajzës, ka dalë sot para gjykatës në Gjermani.
Mediat gjermane shkruajnë se shqiptari ka vrarë dy të afërmit pas një darke familjare që kishin organizuar.
Ndonëse shqiptari ka mohuar të jetë ai vrasësi, ka prova të mjaftueshme që e vërtetojnë këtë, ndërsa vetë ai e ka bërë telefonatën fillimisht ku ka deklaruar krimin.
Në rrëfimin rrëqethës të vajzës 24-vjeçare që pa t'i vriteshin para syve nëna dhe i dashuri i saj 40-vjeçar thuhet:
Mbrëmjen e 17 korrikut ishim duke kaluar një darkë të këndshme familjare së bashku me nënën, dy motrat dhe vajzën time. Papritur na u bashkua babai dhe vëllai. Fillimisht gjithçka shkoi më së miri, por më vonë, babai, e sidomos vëllai e nxitën zënkën me komentet e tyre. Pastaj babai u ngrit në këmbë dhe i shkuli flokët nënës duke e ofenduar me fjalë të rënda. Pas kësaj ai hipi në makinë dhe nisi të largohej. Por makina u ndal menjëherë dhe babai zbriti dhe qëlloi me armë bashkëshortin tim. Nëna bëri të ikte por pas pak sekondave e pashë dhe atë të rrëzuar përtokë. Babai ishte shumë xheloz dhe donte të kontrollonte edhe imtësirat më të vogla."
Policia ka theksuar se ka qenë shqiptari që i ka marrë në telefon duke thënë se kishte vrarë dy persona dhe se ishte pranë trupit të tyre.
Kur oficerët kanë shkuar në vendngjarje ata kanë parë dy viktimat të qëlluar me plumb në kokë dhe pranë tyre një vajzë e re që qante me foshnjën e saj në krahë.
Tashmë burri nga Kosova emri i të cilit nuk bëhet i ditur, akuzohet për vrasje të dyfishtë për motive të dobëta. Bravandreqësi kosovar ka pasur dëshmitare në gjykimin e tij vajzën së cilës i vrau bashkëshortin.
Në dëshminë e tij ai ka thënë:
Nuk doja të vrisja askënd. Pistoletën e gjeta në shtëpinë të cilën e kisha blerë vite më parë. E nxora armën vetëm sa për të kërcënuar, pasi i dashuri i vajzës më sulmoi, por plumbi mu shkrep pa dashje, ndërsa nuk më kujtohet fare shkrepja e plumbit të dytë."

Comments