Skandali i hashashit në spektakël, Alessia lëshon puthjen lesbike
- TheAlbanian Times
- Mar 30, 2018
- 1 min read
Në Itali ka plasur skandali i konsumimit të hashashit në një prej realityshow-ve më të ndjekur në vend, siç është "Isola dei Famosi".
Ka qenë Eva Henger ajo që deklaroi se konkurrentët kanë përdorur hashash në program. Vetëm kaq ka mjaftuar që mediat të gumëzhijnë dhe konkurrentët të përfshihen në një debat të gjerë mes tyre.
Skandali, normalisht ka prekur edhe drejtuesen e spektaklit, Alessia Marcuzzi. Pas debateve të mëdha, producentët kanë vendosur të largojnë realityshow-n nga Mediaset e bashkë me të, edhe Alessian.
Ajo është një nga drejtueset më të ndjekura dhe të afta në Itali, e si për të larguar vëmendjen mediatike nga skandali që ka përfshirë spektaklin, ka publikuar në Instagram një foto duke u puthur në buzë me shoqen e saj të ngushtë.
Mirëpo, një gjë e tillë nuk është pritur aspak mirë nga ndjekësit, të cilët kanë bërë komente nga më të shumtat, përfshirë edhe ato ofendueset.
Padyshim që Alessia përherë do të identifikohet si drejtuesja e "Isola dei Famosi", por a do të mjaftojë një foto provokuese për të larguar vëmendjen nga skandali i hashashit?






Comments