top of page

Prej afro një viti në burgun kroat, shpëton më në fund Ballist Morina

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 30, 2018
  • 1 min read

I ashtuquajturi Ballist Morina, i cili ngriti dronin në stadiumin e Beogradit mbrëmjen e 14 tetorit 2014, me sa duket i shpëtoi ekstradimit në Serbi.

Ai u kap rreth një vit më parë nga autoritetet kroate dhe që atëherë familjarë e të njohur të Ismail Morinës kanë bërë thirrje që tifozi i kombëtares të shpëtohet nga autoritetet shqiptare.

Kjo pais sipas TCH ditën e djeshme Ballisti është transferuar në Itali, aty ku jeton familja e tij dhe do të vazhdojë aty gjykimin për të fituar lirinë.

Kjo është zgjidhja e vetme që ka mundur të sigurojë avokati i tij, duke hedhur poshtë kërkesën për ekstradim në Serbi ose azil në Kroaci.

Në Itali Morina është rezident në mënyrë të ligjshme dhe bashkëshortja e tij është italiane.

Me trasferimin e tij në Itali, duket se edhe lirimi përfundimtar për të është shumë pranë.


 
 
 

Comments


bottom of page