Misteri i gjarprit Thaçi dhe rrëmbimi i mësuesit të djalit të tij
- TheAlbanian Times
- Mar 30, 2018
- 1 min read
"Gjarpri" është pseudonimi që Hashim Thaçi ka mbajtur gjatë luftës së Kosovës. Jo më kot ka qenë ky pseudonim, por për shkak të dinakërisë së tij në luftë kundër forcave serbe që ndodheshin në terren.
Duket se Thaçi e ka trashëguar edhe pas 20 vitesh këtë pseudonim, jo vetëm si emër, por edhe si sjellje.
Në disa raste ai ka minuar qeverisjen e Haradinajt, por dy ngjarjet e fundit janë ato që e bëjnë Thaçin ta meritojë plotësisht pseudonimin gjarpri, i cili të kafshon tinëz.
Me bekimin e Presidentit Thaçi, shërbimet sekrete turke rrëmbyen mësuesit e djalit të tij në derën e shkollës.
Ai reagoi 12 orë më vonë, për një operacion të një shteti tjetër në territorin e Kosovës, duke thënë se nuk dinte gjë, shkruan Albeu.com.
Veprimi tjetër duke e kthyer Haradinajn në një lolo të mirëfilltë ishte arrestimi i Gjuriçit me urdhër të tij në Mitrovicën e Veriut.
Përmes të dyja këtyre rasteve, "gjarpri" ka nxjerrë offside Haradinajn përmes levave të tij në qeverinë e Kosovës duke ia gërryer tokën poshtë këmbëve aleatit të tij qeverisës.

Kommentare