Mesila Doda: LGBT s'e ka hallin tek seksi e dashuria, problem është...
- TheAlbanian Times
- Mar 30, 2018
- 2 min read
Mesila Doda, figura politike që e ka shprehur përherë mosaprovimin e saj ndaj kauzave të LGBT-së, u ka kushtuar disa rreshta këtyre të fundit, lidhur me ngjarjen më të përfolur të javës, që është ajo e një ore mësimore në shkolla për t'u njohur me të drejtat e këtij komuniteti.
Sipas Dodës, droga e bulizmi janë problemet më shqetësuese dhe jo orientimi seksual i disa të rinjve, që siç thotë ajo, ngatërrohen rrugës me veten.
Mesila shprehet ndër të tjera se halli nuk është tek seksi apo dashuria, por tek lekët.
Shkrimi i plotë i saj:
Meqenëse LGBT-të janë shqetësuar pse i kushtova vetëm një paragraf, e nuk u mora kësaj radhe seriozisht me ta, më duhet të sqaroj publikisht që nuk kam ndërmend të merrem me një komunitet që ka prirje seksuale të caktuara e që për këtë zgjedhje a dëshirë të tyre, kërkojnë të përfitojnë fonde pafund duke u vetë viktimizuar. Sqarimi im mbi pozicionimin e tyre në shoqëri, mbi lirinë apo diskriminimin e tyre virtual nuk mund të bëhet argument që këta individë të vazhdojnë të përfitojnë fonde pafund nga donatorë apo nga qeveria shqiptare. Ky vend ka boll halle të tjera që të shqetësohemi se si zgjedhin ta bëjnë seksin ca djem e vajza që ngatërrohen rrugës me veten…
Droga është problemi për të rinjtë tanë, sjellja me njëri-tjetrin ku hyn edhe bulizmi po bëhet plagë e kësaj shoqërie…Përzgjedhja seksuale e LGBT-ve nuk më shqetëson e nuk do bëhet burim që ata të jetojnë të zhytur në fonde që shtohen se ne hapim gojën për t’u sqaruar atyre burimin e jetës…
Tek e fundit, për ta nuk është halli tek seksi, aq më pak te dashuria… gjithë halli është te lekët…

Comments