top of page

Lotaria amerikane, SHBA vendos rregulla të reja për aplikuesit

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 30, 2018
  • 1 min read

Qeveria e Shteteve të Bashkuara duket se do të vendosë rregulla të reja përsa i përket aplikuesve në lidhje me lotarinë.

Ditën e premte kanë dalë disa propozime të reja nga Departamenti amerikan i Shtetit, të cilat janë pjesë e politikës së presidentit Donald Trump për “verifikim ekstrem”.

Në lidhje me çfarë janë rregullat e reja?

Aplikuesit duhet të listojnë të gjitha identitetet që kanë përdorur në mediat sociale në pesë vitet e fundit.

Propozimi i ka kaluar zyrës për Menaxhim dhe Buxhet në Shtetet e Bashkuara dhe ka 60 ditë kohë për t'i komentuar dhe miratuar propozimet.

Por jo vetëm kaq, aplikuesit duhet të tregojnë dhe numrat e telefonave që kanë përdorur pesë vitet e fundit, përfshirë adresat e e-maileve si dhe udhëtimet ndërkombëtare.

Propozimet e Trump janë pritur mirë nga një pjesë e madhe, pasi kjo forcon sigurinë e ShBA, por kanë qenë të shumtë zërat kritikë që i kanë quajtur absurde propozimet, pasi vetëm vonojnë procesin.


 
 
 

Comments


bottom of page