Identifikohet trupi i gjetur në Kaliforni: Aktorja shqiptare u godit në kokë
- TheAlbanian Times
- Mar 30, 2018
- 1 min read
Është identifikuar trupi i gjetur në Kaliforni dhe ai i përket aktores shqiptare Adea Shabani, e cila rezultonte e zhdukur prej më shumë se një muaji në Los Angeles.
25-vjeçarja shqiptare nga Maqedonia është gjetur në një zonë të largët, më shumë se 645 kilometra nga apartamenti ku jetonte në Hollywood.
Shabani kishte marrë plagë të rënda në kokë, megjithatë shkaku ekzakt i vdekjes së saj është ende duke u hetuar.
Kreu i policisë së Los Angeles tha se autor i kësaj ngjarjeje të rëndë dyshohet të jetë i dashuri i saj.
33-vjeçari Chris Spotz, i cili sipas mediave amerikane ishte i fejuar me një tjetër, u vetëvra gjatë kohës që po ndiqej nga policia javën e shkuar.
33-vjeçari i tha fillimisht policisë se ishte larguar sëbashku me të dashurën për të vizituar babain e tij që jetonte në veri të Kalifornisë.
Ai tha se rrugës kishin pasur një zënkë dhe se e kishte lënë 25-vjeçaren në anë të autostradës në zonën e Santa Clarita, jashtë Los Angeles. Sportz deklaroi se nga ai moment nuk e kishte parë më të renë.
E gjitha kjo ka ngritur dyshime të forta mbi policinë, të cilët dyshojnë se ka qenë i dashuri i saj ai që ka vrarë studenten dhe aktoren 25-vjeçare Adea Shabani.








Comments