Brenda trenit blind të Kim Jong-Un
- TheAlbanian Times
- Mar 30, 2018
- 1 min read
Treni me të cilin Kim Jong-Un udhëtoi për vizitën e tij në Kinë tërhoqi jo pak vëmendje, për shkak se ngjasonte me një “bunker” të lëvizshëm.
Treni me ngjyrë të gjelbër dhe të verdhë, që arriti në Pekin ditën e hënë, është i njëjti që përdori edhe babai i liderit koreano-verior, Kim Jong-il, në maj të vitit 2000, për vizitën po në Pekin.
Sipas mediave të Koresë së Jugut, ky tren ka 90 vagonë dhe të gjithë janë të blinduar, por po ashtu ky tren shoqërohet nga dy trena tjerë që shërbejnë si “truprojë”.
Shpejtësia e tij nuk i kalon 60 km/h dhe shak për këtë është pesha e tij e rëndë.
Megjithëse nga jashtë duket i vjetër dhe shumë i rëndë, nga brenda ky tren është i teknologjisë së fundit dhe tejet luksoz.
Sipas një zyrtari rus që ka udhëtuar me këtë tren në vitin 2001, ka arka me verë Bordeaux dhe Beaujolais, që kanë ardhur me porosi nga Franca. Për të ngrënë, karavidhet vijnë të gjalla në trenin që është në udhëtim e sipër.
Takimi me presidentin kinez ishte i pari jashtë kufijve të Koresë Veriore për Kim që nga marrja e pushtetit në vitin 2011.








Comments