Ia shiti Instan e Ijes Krist Prengës, e besoni justifikimin e Besit?
- TheAlbanian Times
- Mar 30, 2018
- 1 min read
Me siguri të gjithë ju që keni patur folloë në Instagram një ndër personazhet më të dashura për publikun “Ijen e Bes Kallakut” jeni habitur kur keni parë sa hap e mbyll sytë emrin e Kristian Prengës.
Po, po, në të vërtetë Instagrami që Ija kishte, i është dhënë Kristian Prengës, kick-boksierit shqiptar, i njohur ndryshe si një ndër shokët e ngushtë të Bes Kallakut.
Ky i fundit ka gjetur disa justifikime, për të mohuar faktin se i dha Instagramin Prengës. Teksa kanë qenë të shumtë ata që i janë vërsulur në komente se e ka shitur atë, Besi e ka mohuar.
Aktori i njohur i humorit ka thënë se Ijes ia mbyllën profilin për shkak se u rrit shumë shpejt me ndjekës dhe është konsideruar si profil që ka të bëjë me politikën.
Por, sigurisht, ndjekësit nuk “e kanë ngrënë” këtë gënjeshtër dhe i janë vërsulur Besit në komente, të cilat i shikoni më poshtë.







Comments