Xhenit “i vijnë mendt”: Mendoj rikthimin me Benardin
- TheAlbanian Times
- Mar 29, 2018
- 1 min read
Ajo ishte një ndër banoret më të komentuara në edicionin e nëntë të Big Brother.
Bëhet fjalë për Xhenin, e cila së fundmi ka dhënë një intervistë në "Pop Culture", ku ka folur për projektet mbi të ardhmen.
E shfaqur me një look ndryshe, Xheni befasoi kur tha se mendon të rikthehet me Benardin.
Ajo është shprehur:
Unë tashmë jetoj në Tiranë. Jetoj vetëm. Kam nisur një punë të re, që nuk ka lidhje fare me televizionin. Qenka gjë e bukur të jetosh vetëm. Mund të besh ç’të duash. Kam ftuar shoqe në shtëpi, ndërsa shokë ende. Kam shokë, por nuk më ka rastisur t’i ftoj. Party të çmendura nuk kemi bërë ende. Kur u ndava nga Benardi pata shumë mërzitje. Nuk kisha aspak oreks dhe kështu nisa të dobësohesha. Kishte shumë gjëra në jetën time që nuk shkonin. Pas kësaj ngjarjeje unë ika në Itali. Me Benardin kishim mospërputhje karakteri. Kishte xhelozi nga të dyja palët. Probleme që nuk arritëm ti zgjidhnim. Unë jam tip që qesh shumë, ndërsa Benardi ishte shumë serioz. Kemi folur edhe pas ndarjes. Fajtore për ndarjen nga Benardi jam unë. E kam dashur shumë Benardin. Pavarësisht kësaj, shpesh më ndodh ta mendoj rikthimin me të. Nëse ndodh, prindërit e mi nuk janë kundër”




Comentarios