top of page

U përfol se nxori vithet sheshit me tanga, Rasheli befason me foton e fundit

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 29, 2018
  • 1 min read

Rashel Kolaneci është kthyer ditën e sotme në qendër të vëmendjes pasi është publikuar një sekuencë nga kërcimi i nxehtë që ajo ka zhvilluar me një balerin.

Ish-velina e emisionit “Xing me Ermalin” do të shfaqet si e ftuar në emisionin që dikur bashkë-prezantonte.

Fotot dhe videoja qarkulluan dhe kjo shkaktoi zhurmë në mediat rozë.

U përfol se ajo kishte veshur një kostum transparent ku i dukeshin komplet të pasmet, por Rasheli ka patur një reagim në profilin e saj në Instagram në lidhje me këtë.

Ajo ka shkruar:

Veshja ime “body” nuk është aspak transparente. “Body” përbëhet nga dy copa. Pjesa e sipërme e saj është tyl transparent. Ndërsa, copa poshtë saj është ngjyrë nude dhe për të gjithë kuriozët është material aq i fortë dhe i trashë i zhakat e dikurshme që mbanin gjyshet tona në shtëpi. Gazetarët e portaleve jo gjithmonë janë syplasur, por kanë hallin e klikimeve. Nuk e përjashtoj mundësinë që disa mund të jenë edhe trupeshk. Nuk ka asgjë transparente në veshjen time”.

Ajo i ka pasuar postimet dhe më pas e ka krahasuar veshjen e saj me atë të Beyonce ku këngëtarja me famë botërore dukej e veshur me një fustan të ngjashëm me bodysuit-in e Rashelit, por në ngjyrë të kuqe.

Modelja më pas ka postuar një foto të të pasmeve duke e quajtur veten Beyonce shqiptare.


 
 
 

Comments


bottom of page