top of page

U kap me Luanën, Eva Murati: S'dua të më duan se ia bëra mirë

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 29, 2018
  • 1 min read

Disa ditë më parë, Eva Murati përmendi se Luana nuk është shembulli i saj dhe personi të cilin ajo do të ndjekë në jetë.

Situata mes Muratit dhe Luanës u acarua paksa, pasi vetë Luana iu "kundërpërgjigj" duke publikuar një foto të sajën në makinë, përbri së cilës "e ftonte në garë".

Në përgjigjen e dhënë për thumb, Eva tha:

Vetëm nëse kam një projekt serioz do i futem këngës. Sepse në treg ka boll këngëtare. Nuk është Luana te shembulli që dua të ndjek në jetë".

Por jo vetëm që deklarata nuk mbeti aty, por pasi lajmi bëri xhiron në media, Eva është detyruar të sqarohet sërish.

Ajo shkruan:

Unë nuk e kam në kulturën time familjare të fyej dikë. Nuk dua që njerëzit të më duan se “ia bëra mirë” dikujt, por nëse nuk e marr për shembull apo model edukimi dhe model profesional dikë, a quhet domosdoshmërish ofendim? Fatmirësisht, për brezin tim censura është vetëm një ëndërr e keqe nga komunizmi, prandaj kam lirinë e të shprehurit mendimin tim! Ne sot kemi të drejtë ta duam këdo që mendojmë se është i favorshëm për ne dhe të kemi model e inspirim kë të duam në botë. Fakti që mund të biesh pre e Fake News në 2018-ën është i trishtueshëm. Ju lutem lexuesve shkoni gjithnjë tek burimi i lajmit. Ps: Jam e bindur se ky post nuk do të shnderrohet ne titull portalesh meqenëse i dekonspiron ato tituj “me nxitje urrejtjeje”".


 
 
 

Commentaires


bottom of page