Trejsi, gangsterja e Elbasanit është penduar: Më vjen turp nga vetja kur e shikoj videon
- TheAlbanian Times
- Mar 29, 2018
- 1 min read
Me siguri që e mbani mend Trejsi Sejdinin, bjonden gangstere nga qyteti i Elbasanit.
Vetëm tre vjet më parë ajo u bë e njohur në rrjet përmes një video, ku shfaqej duke rrahur një djalë së bashku me një vajzë tjetër dhe dy djem.
Pasi kanë kaluar kaq kohë, Trejsi është shprehur se është penduar dhe se i vjen shumë keq kur sheh videon.
17-vjeçarja ka rrëfyer sot në emisionin “Top Show Magazine” të Alban Dudushit, se i ka kërkuar falje menjëherë djalit, ndërkohë që shprehet se i vjen turp nga vetja.
Ajo u shpreh:
Kur ka ndodhur kjo video, unë kam qenë vetëm 13 vjeç. Por që në moment i kam kërkuar atij djalit falje. Realisht më vjen turp kur e shikoj atë video. Por shyqyr që nuk më ka dalë fytyra, që kam fytyrë të vij sot këtu”















Comments