top of page

Tjetër tragjedi në futbollin italian, ndahet nga jeta trajneri i njohur

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 29, 2018
  • 1 min read

Futbolli italian është goditur së fundmi nga një tjetër tragjedi. Pas vdekjes së Davide Astorit disa javë më parë, sot është ndarë nga jeta Emiliano Mondoniko

71 vjeçari ishte një ikonë e futbollit italian dhe luftonte kundër kancerit prej 7 vjetësh.

Mondoniko ka bërë histori me Atalantën dhe Torinon si trajner duke i ngritur në nivele të larta.

Ai do mbahet mend edhe për finalen e UEFA-s kundër Ajaksit në Amsterdam, kur drejtonte Torinon, pasi protestoi me karrige kundër gjykimit.

Me atë gjest u bë simbol i personit që nuk duron padrejtësitë. Lajmi i vdekjes së tij ka tronditur mbarë opinionin sportiv në Itali dhe jo vetëm


 
 
 

Comments


bottom of page