top of page

Studentët e FSHN hakmerren ndaj ish-bashkëshortit të Linda Ramës: Zoti 700-euro!

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 29, 2018
  • 3 min read

Në vijim të aksioneve ndërgjegjësuese për problematikat e jetës universitare, sot u mbajt aksioni i radhës në Fakultetin – famëkeq – të Shkencave të Natyrës.

Aksioni nuk denoncoi vetëm zhvatjen që iu bëhet studentëve nga tarifat e larta të studimeve, por edhe zhvatjen me tregtinë e pandershme të librave dhe më keq akoma në disa raste edhe zhvatjen e studentëve nga disa pedagogë super të korruptuar që shesin me qindra euro një notë provimi.

Studentët e Universitetit shprehen se aksionet e tyre do të vazhdojnë derisa të marrin fund tarifat dhe çdolloj haraçi në kurriz të tyre dhe arsimi publik të jetë falas!

Momenti kur studentë dhe aktivistë të Lëvizjes Për Universitetin shpalosin banderolën kundër zhvatjes së studentëve, tek Fakulteti i Shkencave të Natyrës.

Pjesë e stafit pedagogjik është edhe Thanas Xhillari, ish-bashkëshorti i Linda Ramës, bashkëshortes aktuale të kryeministrit Rama.

Xhillari mban titullin Dr. matematike në këtë fakultet dhe sipas atyre që rrëfejnë vetë studentët, ai është një nga pedagogët kryesorë zhvatës të studentëve.

Ata rrëfejnë se nuk ua jep kurrë fletoren e korrigjuar dhe e vendoste ai vetë kur do i kalonte duke i lënë të nënkuptonin vetë mënyrën me të cilën ai vepronte.

Përpos faktit se zyra e tij gjendet në Godinën C (e njohur si godina e lekëve), studentët i kanë lënë një surprizë të hidhur në derën e zyrës.

Meqë në fakultet pedagogët njihen me emrin “Mr. 700 euro”, studentët u kujdesën t’ia “gdhendnin” Xhillarit këtë "nofkë" si simbol.

Ata shprehen:

Te zyra e Thanasit. E bukura është që ai trapi ishte në zyrë kur po e shkruanim

Në komentet nën postin e faqes zyrtare të nismës, pikasen disa me të vërtetë pikante ku shpaloset më së miri me vetë fjalët e studentëve gjendja skandaloze në këtë fakultet.

Studentët gjithashtu përmendin edhe Mynyr Konin, rektorin e UT, si një prej personave më kundër ndaj këtyre protestave. Ata shprehen se ai i ka kërcënuar duke u grisur peticionet e duke ua përplasur në fytyrë.

Komentet e vetë studentëve:

Në disa raste thatë? Po më gjetët një student mesatar te FSHN-ja që nuk ka paguar të paktën 5 provime do surprizohesha me të vërtetë. Ishim 120 studentë para ca vitesh në një klasë, vetëm 6-7 veta nuk paguan ndonjë provim (të paktën në dijeninë time se nuk ju besoja plotësisht). Aty behet kasaphane ju thoni në disa raste. Janë 3-4 pedagogë te godina C që kanë edhe numërues lekësh në zyrë. Pyesni pak për zyrën e 1 milionshit se e dinë të gjithë.”

Thanasi është legjendë më vete së të thoshte dhe nuk ta tregoj fletoren, por ti do kalosh kur të them unë. Ketë herë harroje.”

Kundër Mynyr Konit do bëheshim bashkë, që na griste peticionet dhe na i plaste në fytyrë duke na kërcënuar: Më jepni emrat tuaj se jua rregulloj unë . Apo të ankoheshim te këshilli i studentëve që kur ngriheshin studentët në protesta e bojkot mësimi vinin na merrnin dy tre frikacakë e servila i çonin në klasë e na thonin neve shkoni futuni në mësim se do e hani. Atje është xhungel o miku im jo universitet.”

Ata janë në çdo universitet nuk llogariten se i kanë baballarët me kimet dhe nuk ju kursejnë gjë. Babai im ishte i papunë mezi më paguante qiranë dhe ushqimet. Në shumë provime kemi ngelur edhe pse nuk blinim dot librat e pedagogëve me 14 faqe në total me nga 30 mijë lekë të vjetra që shiteshin në zyrën e pedagogut me listë emrash. Kush e merrte kishte një +.”

Atje 2-3 kokrra pedagogesh ishin njerëz, të tjerët na shihnin si 200 € nëpër korridore. As nuk ju kërcet se e dinë të gjithë që marrin leke.”/ JOQ


 
 
 

Comments


bottom of page