Rusia “dhëmbë për dhëmbë” me SHBA-në/ Përjashton 60 diplomatë amerikanë
- TheAlbanian Times
- Mar 29, 2018
- 1 min read
Rusia në përgjigje të SHBA-së e cila disa ditë më parë përjashtoi 60 diplomatë rusë, në total mbi 150 duke marrë parasysh edhe ato që përjashtuan vendet e BE, ka vendosur të përgjigjet.
Një nga shtetet supreme në botë ka njoftuar se do të përjashtojë 60 diplomatë amerikanë dhe do të mbyllë konsullatën amerikane në Shën Petersburg.
Gjithçka nisi me helmimin e ish-agjentit rus Sergei Skripal, i cili ishte shtetas britanik dhe vajzës së tij Yulias.
Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov njoftoi se Rusia do të marrë të njëjtat masa ashtu si edhe BE dhe NATO që përjashtuan diplomatët rusë nga shtetet anëtare.
Ai u shpreh:
Masat do të jenë reciproke dhe kjo do të thotë se do të përjashtojnë numrin ekuivalent të diplomatëve nga SHBA dhe do të mbyllim konsullatën amerikanë në Shën Petersburg.”/ JOQ

Comments