top of page

Rama flet për rrugën: E nisi Berisha, s'është taksë por tarifë

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 29, 2018
  • 2 min read

Ditën e sotme në parlament po diskutohet për atë që ne të gjithë e quajmë taksa e Rrugës së Kombit, ndërsa kreu i qeverisë sqaron se nuk është taksë, por tarifë për përdoruesit.

Rama tha sot se kjo tarifë nisi në vitin 2010 nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ndërtoi rrugën, por vetë pranoi se nuk kishte mundësi ta mirëmbante atë.

Kreu i qeverisë tha:

Vendimmarrja për të vendosur tarifën për përdoruesit e Rrugës së Kombit, e ka zanafillën në vitin 2010. Në atë vit, kryeministri i kohës ka marrë iniciativën për të hapur këtë proces dhe ka thënë publikisht që "ne e ndërtuam, për ta mirëmbajtur, nuk e mirëmbajmë dot.

Pamundësia e mirëmbajtjes ka sjellë degradime të rëndësishme në atë aks, gjatë gjithë këtyre viteve. Jemi dëshmitarë se si ekranet janë mbushur me lajme për degradimin e atij aksi".

Kryeministri u shpreh se kjo rrugë u kushtoi shqiptarëve plotë 1.4 miliard dhe projekti për mirëmbajtjen e saj nisi në vitin 2014, kohë kur qeveria Rama erdhi në pushtet.

Nga foltorja e Kuvendit kreu i qeverisë bëri me dije se kjo punë ka marrë 2 vite kohë dhe ne të janë përfshirë në analiza ekspertë vendas dhe të huaj.

Ai nuk harroi të përmendte kontributin e ish-ministrit të Transportit, Edmond Haxhinasto në proces, por edhe kujtoi faktin se Rruga e Kombit këtë vit nuk është bllokuar për asnjë moment, falë punimit dhe ndërhyrjes në kohë të firmës mirëmbajtëse.

Në vijim Rama deklaroi:

Në dhjetor 2016 ky proces është përmbyllur dhe nuk ka pasur debat. Më pas kemi ecur sipas procesit të nisur nga ministri Haxhinasto dhe të përmbyllur nga ministri Dervishaj.

Nëse dimri nuk solli as një sekondë bllokim, siç ndodhte çdo vit, i gjithë ky sukses lidhet me kompaninë, e cila ka nisur mirëmbajtjen.

Ka vetëm dy mënyra: ose për mirëmbajtjen të paguajnë gjithë taksapaguesit, ose të paguajnë gjithë përdoruesit".


 
 
 

Comments


bottom of page