"Prokurori i Vlorës dërgoi njerëz për të më masakruar në mes të portit"
- TheAlbanian Times
- Mar 29, 2018
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë ditën e sotme, ku një 43-vjeçar është masakruar në portin e qytetit bregdetar.
Altin Kaçaj, u sulmua nga persona ende të paidentifikuar, të cilët e goditën pa pushim prapa kokës, me mjete të rënda.
Në një prononcim për "JOQ.al" pronari i një kompanie autobusësh shprehet se u dërgua për mjekim në spital, por se nuk ndjehej i sigurt atje dhe ka vendosur të qëndrojë në shtëpi
Në një deklaratë të bujshme ai shprehet se e di me siguri se kush fshihet pas këtij sulmi brutal, duke, dhënë emrin e një prokurori jo pak të njohur për mediat.
Sipas Altinit, kjo nuk është hera e parë që prokurori i rrethit të Vlorës, Aurel Zarka, tenton ta sulmojë, për shkak të konflikteve të hapura mes tyre.
Duke theksuar se ka kërkuar urdhër mbrojtjeje, 43-vjeçari rrëfen se:
Mendoj se fshihet prokurori i rrethit të Vlorës Aurel Zarka. Më të kam konflikte të hapura, më ka sekuestruar makinën, më ka futur në burg, E kam denoncuar tek “STOP” rreth një muaj më parë.
E ka bërë për t’u hakmarrë. Më kanë goditur nga mbrapa dhe kam rënë në shesh. E denoncova në polici dhe sapo kërkova urdhër mbrojtjeje por askush s'më erdhi në ndihmë.
Ika edhe nga spitali asi nuk ndjehesha i sigurt atje, tani jam në shtëpinë time. Për këtë sulm do tí drejtohem Prokurorisë së Krimeve të Rënda."




Comments