top of page

Nora tha se do e ndante për tradhti, zbulohet letra e dashurisë së një femre tjetër për Robertin

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 29, 2018
  • 1 min read

Problemet midis Norës dhe Robertit janë shpalosur shpeshherë edhe në këngët e tyre, por së fundmi këngëtarja ka bërë me dije se arsyeja e vetme pse mund ta linte bashkëshortin do të ishte tradhtia.

Ajo ishte ftuar në emisionin “Nd’rrimin e Natës” në “Klan Kosova” dhe një prej pyetje ve që I bënë ishte se cila ishte arsyeja që mund ta linte të shoqin.

Nora u përgjigj:

Tradhtia, tradhtia dhe vetëm tradhtia!”

Këngëtari ka bërë publike në profilin e tij në Instagram një letër dashurie, mjaft romantike nga një fanse e çmendur e tij.

Në letër shkruhet:

Më mjafton vetëm një lule nga ai që ta kem kujtim!”

Nuk dihet kush është autorja e kësaj letre, por Roberti për ta qetësuar të shoqen i ka bërë tag edhe fanses që i ka kushtuar këtë shprehje në një letër.


 
 
 

Kommentarer


bottom of page