Marina Vjollca shtatzënë? Kjo është fotoja që zbulon gjithçka
- TheAlbanian Times
- Mar 29, 2018
- 1 min read
Moderatorja Marina Vjollca është një nga më të dashurat për publikun për ëmbëlsinë që e karakterizon.
Dasma e saj me reperin Getoar Selimi u përfol shumë në mediat online.
Interesi mbi jetën e saj private është gjithnjë në majë të lajmeve rozë.
Ditët e fundit po përflitet se moderatoja është ën pritje të ëmbël.
Ajo nuk është më aktive në rrjetet sociale dhe ka nisur të postojë vetëm foto të vjetra “throwback”.
Në foton e fundit të postuar ajo ka vënë duart mbi bark. Nuk dihet nëse është kjo një shenjë për fansat që tregon se është shtatzënë.
Një foto e publikuar muajin e kaluar ka hedhur dyshimet se ajo është shtatzënë sepse Marina shihet me linjat e rrumbullakosura.
"Opinion.al" ka pyetur miqtë e Marinës, por ato janë shprehur se nuk janë në dijeni të një fakti të tillë.
Megjithatë lajme të tilla nuk mbesin sekret për shumë gjatë dhe sidomos kur bëhet fjalë për Marinën që është një ndër vajzat e famshme më të komentuara në showbizin shqiptar. Na mbetet të presim si do reagojë vetë moderatorja.












コメント