Kush është DJ shqiptar që u arrestua për drogë në Greqi?
- TheAlbanian Times
- Mar 29, 2018
- 1 min read
Autoritet greke kanë konfirmuar arrestimin e një DJ shqiptar, i cili është kapur 5.3 kg kanabis.
Sipas mediave helene, Orges Kupsi, ose i njohur me emrin e artit Visy, u vu në pranga gjatë qëndrimit në Rodos të Greqisë.
DJ i njohur si në Greqi ashtu dhe Shqipëri duket se kishte vendosur drogën në pesë pako plastike në valixhen e tij.
25-vjeçari kishte shkuar në ishullin grek për një event në një nga klubet e natës ku do të performonte para bashkatdhetarëve të tij.
"Visy" është e njohur në vendin fqinj dhe paraqitjet në Greqi, si mysafir në klubet e natës, ose në dasma dhe ngjarje të shqiptarëve që jetojnë atje.
Ai u arrestua bashkë me një 18-vjeçar grek, i cili u akuzua gjithashtu për posedim dhe trafik droge.




Commenti