Kosova i nënshtrohet Erdoganit, arrestohen 5 drejtorët turq
- TheAlbanian Times
- Mar 29, 2018
- 1 min read
Pas një sërë kërkesash nga Turqia, Kosova ka dëbuar ditën e sotme pesë përkrahës të armikut me të madh të presidentit Erdogan, klerikut Fetullah Gulen.
Mediat kosovare shkruajnë se pesë drejtues të kolegjit “Mehmet Akif” janë arrestuar mëngjesin e sotëm në Prishtinë dhe Gjakovë.
Shtetasit turq që kanë rënë në pranga mësohët se janë Mustafa Erdem, Yusuf Karabina, Kahraman Demirez, Cihen Ozkan dhe Hasan H. Gunakan.
Turqia kërkon "kokën e tyre" pasi i konsideron si përkrahës të Gulenit.
Ankaraja zyrtare ka bërë kërkesa të ngjashme edhe në vend të tjera përvec Kosovës, duke kërkuar ekstradim e një sërë shtetasish turq, të cilët i akuzon si pjesëmarrës në përpjekjen për grusht shteti.
Turqia është prej kohësh në konflikt me Greqinë mbi 5 gjeneralë turq që u strehuan në Athinë pas grushtit ushtarak, por qeveria helene nuk pranon t'ia dorëzojë Erdoganit.

コメント