top of page

Drejtoresha e gjimnazit u mbylli derën, LGBT letër Ramës: Ky është një rast flagrant!

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 29, 2018
  • 2 min read

Ditët e fundit rrjeti “po zien” lidhur me çështjen e komunitetit LGBT dhe fushatën që ka ndërmarrë për të informuar gjimnazistët lidhur me këtë fenomen.

Ditën e djeshme gazeta “Shekulli” publikoi intervistën me drejtoreshën e gjimnazit “Sami Frashëri”, e cila kishte vendosur që mos i presë përfaqësuesit e LGBT duke thënë se nuk kanë çfarë t’u tregojnë njerëzve.

Mirëpo, kjo nuk është pritur mirë nga përfaqësuesit e komunitetit LGBT, të cilët i kanë dërguar një letër kryeministrit Rama ku i ankohen për deklaratën e drejtoreshës së shkollës “Sami Frashëri”.

Letra e plotë:

I nderuar Kryeministër, Z. Edi Rama. Tirane, 29 mars, 2018

Ditën e sotme kemi lexuar të skandalizuar një intervistë që drejtoresha e gjimnazit “Sami Frasheri” në Tiranë ka bërë për gazetën Shekulli.

Në këtë intervistë të datës 29 mars, Teuta Dobi drejtoreshë e një prej gjimnazeve më të rëndësishëm të Shqipërisë shprehet, ndër të tjera ndaj personave LGBT, që do apo nuk do mësuesja janë edhe nxënës të shkollës që drejton: “Nuk e di për këto takime, por unë nuk jam dakord personalisht. Nuk kam arsye t’i pres, pasi nuk kanë çfarë t’u tregojnë njerëzve. Unë mirëpres një muzikant apo kompozitor që t’ju them fëmijëve që të bëheni kështu. Ata nuk i mirëpres fare”.

Zoti Rama, Ashtu siç jemi të sigurt se ju e dini shumë mirë, ky është një rast flagrant që nuk duhet lënë pa përgjigje. Zonja në fjalë jo vetëm që ka shkelur gjithë kodet e etikës të profesionit të nderuar që përfaqëson por mohimi për të trajtuar këdo në mënyrë të barabartë është një veprim i dënueshëm nga ligjet shqiptare. Një gjuhë e tillë jo vetëm që fyen qindra dhe mijëra nxënës të komunitetit LGBT dhe prindërit e tyre, por është treguesi flagrant se bullizmi në Shqipëri, për fat të keq, frymëzohet jo vetëm nga mungesa e programeve edukuese në shkolla, por nga shumë mësues të paditur të cilët përbëjnë një rrezik publik për fëmijët dhe të rinjtë.

Ju njoftojmë se ne do të njoftojmë çdo organizëm ndërkombëtar brenda dhe jashtë Shqipërisë për këtë rast dhe për dhjetëra raste të tjera flagrante kur mësuesit keqtrajtojnë personat e perceptuar si pjesëtarë të komunitetit LGBT, raste që i kemi parë me sytë tanë, e që jo pak herë ua kemi bërë edhe juve të ditur.

Ne tashmë kërkojmë hapa konkretë që të bindemi se e keni seriozisht çështjen e respektimit të të drejtave të njeriut.

Me respekt dhe në pritje të reagimit tuaj,

Xheni Karaj Drejtore e Aleancës LGBT Kristi Pinderi Anëtari Bordit të Drejtorëvetë Pro LGBT


 
 
 

Comments


bottom of page