Diamante e përkrenaren e Skënderbeut, kurora 50 mijë dollarëshe e Geraldinës
- TheAlbanian Times
- Mar 29, 2018
- 1 min read
Kjo kurorë që shikoni në foto i përket mbretëreshës shqiptare, Geraldinës.
Ajo është krijuar në Vienë të Austrisë dhe ka në majë lule diademë, përkrenaren e Skëndërbeut. Kurora është e larë me platinium e diamante.
Kjo kurorë u krijua për martesën e mbretëreshës me Mbretin Zog në vitin 1938.
Kurora ra në duart e biznesmenit dhe filantropistit amerikan Elmer Holmes Bobst, i cili ia dhuroi bashkëshortes në 1966, pasi e konsideroi atë si një xhevahir të përsosur për t’u mbajtur prej saj në Shtëpinë e Bardhë, në darkën e shtruar për nder të tij.
Së fundmi kurora e mbretëreshës Geraldinë të Shqipërisë është prezantuar nga shtëpia e famshme e ankandeve Sotheby me një vlerë prej 30 mijë deri 50 mijë USD.




Comments