top of page

Bllokohen ushqimet e prodhuara në Shkodër, pranga pronarit të fabrikës e 2 të tjerëve

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 29, 2018
  • 1 min read

Pronari i një firme dhe dy punonjës janë arrestuar në Shkodër, ndërsa një inxhinier mercelog është shpallur në kërkim.

Ata prodhonin në lagjen "Skënderbeg", në një punishte artizanale, produkte ushqimore që ishin në kundërshtim me ligjin, pra, të falsifikuara.

Në pranga kanë rënë Gëzim Bala , 60 vjeç (pronari) , Elis Bala, 26 vjeç (i punësuar) dhe Hydajete Elbasani, 60 vjeçe, e punësuar merceologe në firmë

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër në ngarkim të këtyre shtetasve për veprat penale të "Prodhim i kundraligjshëm i artikujve dhe mallrave industriale dhe ushqimore" dhe "Fshehja e të ardhurave"


 
 
 

Comments


bottom of page