Stresi: Për këtë politikan shqiptar jap edhe jetën!
- TheAlbanian Times
- Mar 28, 2018
- 1 min read
Ka shfaqur gjithnjë hapur bindjet e tij politike, por me anë të një postimi të fundit, Stresi duket se ka "tradhtuar" Berishën.
Reperi i njohur është i famshëm për mbështetjen e flaktë ndaj Partisë Demokratike dhe ish-kryetarin e kësaj partie, zotin Sali Berisha.
Megjithatë, së fundmi, Stresi ka shprehur "adhurim" edhe për një tjetër politikan shqiptar.
Në ‘Instagram’-in e tij, ai ka postuar një fotografi duke ndjekur në televizion Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Reperi ka shkruar se:
Politikani im i preferuar mbas Berishës edhe për këtë jetën e jap."
Haradinaj nga ana tjetër, nuk është duke kaluar momente të qeta në Kosovë, kur pas arrestimit të Gjuriç, rrezikon që qeveria të bjerë.







Comments