top of page

Moderatorja përlotet live në emision, çfarë e bëri të qajë?

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 28, 2018
  • 1 min read

Vajza e orëve të vona që nisi karrierën në Ora News, është kthyer në vajzën e mëngjesit, e cila në programin e saj ju argëton gjatë orëve të para të ditës.

Përgjithësisht e shikojmë duke qeshur dhe plotë humor, por sot ajo është përlotur. Dajana ka pikat e saj të dobëta dhe kur themi këtë, nuk e kemi fjalën vetëm për të bijën.

Sot, prezantuesja simpatike ka përshëndetur të ëmën, e cila festonte ditëlindjen dhe emocionet e kanë mbytur.

Ajo ka nisur me fjalët:

Sot do të bëj një përshëndetje speciale për njeriun më të veçantë në botë, për atë që më ka bërë kokën.

Ajo është një njeri shumë i urtë dhe unë s'i kam ngjarë fare. Ajo rri gjithë ditën, lan, shpërlan, mendjen tek shtëpia e ka. Mami, unë s'të kam ngjarë se nuk mund të bëhesha një kryevepër botërore si ty".

Kaq ka mundur të thotë dhe lotët e kanë pushtuar. Fatmirësisht e ëma është në gjendje shumë të mirë shëndetësore (nëse dikush mendon të kundërtën), por lidhja nënë e bijë është aq e fortë, saqë moderatorja nuk u ka rezistuar dot emocioneve.


 
 
 

Comments


bottom of page