Kjo është transgjinorja e parë që do të prezantojë një edicion lajmesh
- TheAlbanian Times
- Mar 28, 2018
- 1 min read
Një televizion informativ në Pakistan do të jetë i pari që do të punësojë dhe do të lejojë një prezantuese televizive transgjinore të drejtojë një edicion informativ.
Marvia Malik është vajza e diplomuar në gazetari dhe ka punuar si modele. Ajo tha për BBC se kishte shpërthyer në lot pasi kishte marrë vesh se i ishte ofruar një vend pune.
Ajo është zgjedhur nga Kohenoor TV për të drejtuar edicionin qendror të lajmeve. Marvia është vetëm 21 vjeç dhe ka një të kaluar shumë të vështirë.
Pasi u braktis nga familja e saj, u detyrua të punojë për të paguar universitetin dhe të diplomohej për gazetari.
Në një intervistë të fundit ajo u shpreh se kishte sakrifikuar shumë për t’u bërë gazetare dhe se shpresonte që historia e saj e jetës të ishte një burim frymëzimi për të gjithë transgjinorët e rinj në Pakistan.




Comments