I vdiqën fëmijët në aksidentin me makinë, mamaja: Jam e mbaruar
- TheAlbanian Times
- Mar 28, 2018
- 1 min read
Evis Preka është e vetmja e mbijetuar nga tragjedia e Shkodrës, ku e gjithë familja Preka, burri, dy vajzat dhe djali i vogël, ndërruan jetë pas aksidentit me makinë.
Evisi, pas tragjedisë së ndodhur, u transferua në spitalin e Durrësit, ku pranë i kanë qëndruar prindërit dhe e kanë ndihmuar të rikuperohet nga kjo ngjarje e rëndë dhe shokuese për të.
Sot vajza e saj Ajseli do të festonte ditëlindjen, pro Evisi nuk e ka pranë për ta uruar. Është halla ajo që i ka kushtuar dy rreshta në Facebook.
Halla shkruan:
Festofsh me ëngjëjt ne mbreterin e zotit Aisel me mungon cdo sekond kaqurrelja jone e bukur. Happy birthday in heaven my niec ”.
Mes komenteve të shumta, bie në sy edhe ai i nënës së Ajselit tëq vogël, e cila shprehet se i lutet Zotit për engjëjt e saj dhe se ndihet e mbaruar në shpirt.
Ndër të tjera, Evisi komenton:
Engjëlli mamit, Ajseli shpirtit tim. Unë si nënë nuk kam fjalë me e shpreh se në shpirt jam e mbaruar. Ju luta zotit shumë për ato fëmijë, por zoti nuk më dëgjoi. Ato të tre yje janë jeta ime përgjithmonë. Dikur zoti mi dhuroi mua ato, ndërsa tani ai mi mori prapë për t’u kujdesur atje lart për to".


Comments