Fuqia ushtarake e Rusisë, thjeshtë një grusht hekurash të ndryshkur
- TheAlbanian Times
- Mar 28, 2018
- 3 min read
Putini po i tregon dhëmbët Perëndimit, por flota e tij detare ushtarake është asgjë më shumë se sa një grusht anijesh të ndryshkura dhe Rusia nuk ka ndonjë perspektivë të fuqishme për të ndërtuar një flotë të re.
Më 8 maj 2014, destrojeri i Marinës Mbretërore Britanike HMS Dragon lundroi nga baza detae në Portsmush në një mision urgjent – të gjejë dhe ndjekë aeroplanmbartësen ruse Kuznetsov dhe gjashtë anijet shoqëruese të saj, të cilat po lundronin përmes Kanalit të Anglisë.
“Një grup luftanijesh ruse e këtyre përmasave ku ka kaluar në brigjet tona prej ca kohësh,” tha Rex Cox, kapiteni i Dragonit.
E vërtetë, marina e Rusisë ka qenë më aktive gjatë muajve të fundit. Moska aneksoi gadishullin e Krimesë në Ukrainë me portet strategjike që gjenden aty dhe ritregoi veten me trupa, anije dhe avionë përgjatë kufijve mes Rusisë dhe organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut.
Kjo është e rëndësishme për Kremlinin për shkak se, historikisht, Rusia ka vuajtur për të poseduar porte me ujëra të ngrohtë. Kapja e Krimesë ndihmon në sigurimin e aksesit të Moskës në portet që nuk ngrijnë për lundrim komercial dhe ushtarak.
Por axhenda e ngjeshur e flotës së Rusisë përpiqet të maskojë një dobësi të madhe. Anijet e luftës të Moskës janë të vjetra dhe të dobëta. Megjithatë qeveria e këtij vendi po e gjen gjithnjë e të vështirë zëvendësimin e tyre me anije po aq të mëdha dhe të fuqishme.
Rusia është një gjigand i moshuar i rrethuar nga rivalë shumë më tepër energjikë.
Në vitet e fundit të Luftës së Ftohtë, Bashkimi Sovjetik qe i vendosur të përballet me Marinën e frikshme të SHBA-ve në oqeane. Moska financoi ndërtimin e tri aeroplanmbartëseve të saj të para me përmasa të plota vonë në vitet 1970 dhe 1980 – anijen jobërthamore Kuznetsov dhe një anije motër, plus një anije me motor bërthamor. Në këtë kohë Shtetet e Bashkuara posedonin 15 aeroplanmbartëse të mëdha, shumica e të cilave qenë me motorë bërthamorë. Pas shkurtimit të ushtrisë në përfundim të Luftës së Ftohtë, SHBA-të kanë ende 10 aeroplanmbartëse bërthamore plus nëntë aeroplanmbartëse më të vogla.
Rrëzimi i Bashkimit Sovjetik rrëzoi edhe planet për zgjerim detar të Moskës. Rusët ia dolën të përfundojnë pagesën për kantierin detar të Ukrainës që përfundoi ndërtimin e Kuznetsov. Por nuk pati para të mjaftueshme për dy aeroplanmbartëset e tjera. Sot, një aeroplanmbartëse e re mund të kushtojë miliarda dollarë.
E komisionuar më 1991, Kuznetvos qe anija e fundit e madhe e Rusisë. Përgjatë 23 viteve të fundit, Moska ia ka dalë të përfundojë disa nëndetëse dhe frigata e destrojerë të vegjël në kantierin e vet kryesor në Sevmash, në brigjet e Veriut të Atlantikut. Por shjumë nga anijet ushtarake aktuale të Rusisë – dhe të gjitha anijet e mëdha, janë çfarë ka mbetur nga Bashkimi Sovjetik.
Ata janë të vjetra, të prirura për defekte mekanike dhe jashtëzakonisht të parehatshme për ekujpazhet e tyre – veçanërisht në krahasim me anijet më të fundit amerikane, europiane apo kineze. Vetëm Uashingtoni ndërton afërsisht tetë anije të reja lufte në vit, përfshirë një aeroplanmbartëse çdo katër apo pesë vjet.
Kur Moska hyri për të aneksuar Krimenë në mars, Marina e SHBA-ve menjëherë vuri në lëvizje aeroplanmbartësen e saj të re USS George H.Ë. Bush në Mesdheun lindor për të siguruar qeveritë e NATO-s. Grupi i betejës Bush përfshinte jo më pak se 60 avionë të teknologjisë së lartë dhe shumë destrojerë modernë të klasit Arleigh Burke të armatosur me raketa dhe armë për të luftuar avionë, nëndetëse e anije të tjera.
Në përgjigje, Kremlini dërgoi Kuznetsov. Aeroplanmbartësja e plakur – shumë më e vogël se sa Bush – mbartte një dyzinë a diçka më shumë avionësh Sukhoi. Nga gjashtë anijet shoqëruese të saj qe vetëm një mjet i armatosur rëndë, kruizeri bërthamor i kohës sovjetike Pyotr Velikiy. Mes anijeve të tjera gjendeshin një anije e vogël për zbarkim amfib plus tre anije tankera mbështetëse si dhe një anije tërheqëse.
Anija tërheqëse gjendej aty me të drejtë. Në pak raste kur Kuznetsov del nga porti, ajo shpesh ka defekte. MË 2009, një qark i shkurtër shkaktoi zjarr që vrau një marinar në bordin e anijes së ndryshkur./Diary of Tirana/





コメント