Denoncimi/ Ja e vërteta e vdekjes së 12-vjeçares në Pukë
- TheAlbanian Times
- Mar 28, 2018
- 1 min read
Një vajzë e mitur humbi jetën ditën e djeshme në Fushë Arrëz pasi dyshohet se ishte prekur nga fruthi.
Edhe dy vëllezërit e saj ishin të sëmurë dhe u transportuan me helikopter drejt Tiranës, por rezultoi se ata nuk ishin të prekur.
Sipas një denoncimi të bërë në Facebook nga ish-kryeministri Sali Berisha, vajza kishte mbi tre ditë pa asnjë ndihmë mjekësore për shkak të rrugës së bllokuar.
Jo vetëm kaq, por nga denoncimi i qytetarit dixhital, thuhet se prindërit i bënin thirrje Bashkisë për hapjen e rrugës por borë-pastrueset nuk punonin. Vetëm tani që ka vdekur vajza borë-pastrueset kanë nisur punën që të mos procedohen nga prokuroria.
Denoncimi i plotë i Berishës:
E verteta mbi vdekjen e 12 vjeçares ne Fushe Arrez!
Ajo vdiq sepse per tre dite, per shkak te bllokimit te rruges u la pa asnje ndihme mjeksore!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Mirmbrema Doktor Berisha. Te jap nje informacion ne lidhje me vdekjen e vajzes 12 vjeç sot nga fruthi ne fshatin berishe te Bashkise Fushe-Arrez, ku prinderit benin thirrje Bashkise qe 3 dite per hapjen e rruges nga debora pasi kishin femijet e semure dhe ishin te izoluar sepse Bashkija nuk e kishte hapur rrugen, dhe tani qe une te shkruaj mjete bore pastruese po punojne per hapjen pasi vdiç vajza, ku dhe pjestaret e tjere te familjes u transportuan drejt Tiranes me helikopter. Po e pastrojne tani qe mos te procedohen nga Prokuroria. Besoj e ndjeke dhe ne medja per vdekjen e vajzes. Te pershendes naten Doktor.”


Comments