top of page

Bënin seks online pranga dy femrave në Tiranë

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Mar 28, 2018
  • 1 min read

Dy vajza janë arrestuar dhe një tjetër po ndiqet penalisht, teksa akuzohen për shfrytëzim prostitucioni dhe prostitucion virtual.

Në pranga kanë rënë B.S., 30 vjeçe, banuese në Tiranë, administratore e një studioje “Chat Line" dhe A.K., 27 vjeçe, të akuzuara për veprën penale “Shfrytëzimi i Prostitucionit" dhe " Mbajtja e lokaleve për prostitucion.

Gjithashtu u procedua penalisht për veprën penale "Prostitucioni" M.A., 40 vjeçe.

Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasja B. S., dyshohet se prej një kohe të gjatë, punësonte vajzat e mësipërme dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion virtual nëpërmjet internetit, aktivitet i cili kryhej në një apartament në rrugën "Reshit Petrela".

Gjatë kontrollit në këtë apartament u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 kompjuterë dhe pajisje të ndryshme që përdoreshin për kryerjen e aktivitetit.


 
 
 

Comments


bottom of page